Seti për marrjen e mostrës
Nëse vendosni të ruani qelizat staminale të foshnjës suaj, hapi i parë është të porosisni setin Bio Save për marrjen e mostrës. Këtë mund ta bëni shumë lehtë: na telefononi në një nga numrat tanë ose porositni setin duke dërguar një e-mail në: info@biosave.al.
Seti do të mbërrijë në adresën tuaj të shtëpisë që të nesërmen dhe përmban gjithçka që nevojitet për marrjen e sigurt dhe të lehtë të qelizave staminale unike të foshnjës suaj të porsalindur. Natyrisht, setin Bio Save mund ta tërhiqni edhe në një nga zyrat tona.
Lindja
Erdhi edhe ajo ditë e madhe. Para se të niseni për në spital, ndër të tjera, mos harroni këto dy gjëra të rëndësishme: merrni me vete setin për marrjen e qelizave staminale dhe na kontaktoni në numrin 068 40 29 160 (068 40 29 148). Sapo të marrim telefonatën tuaj, do të jemi gati që, pas telefonatës së radhës kur të përfundojë lindja, të vijmë në maternitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të marrim setin.
Mbledhja e mostrës
Pas lindjes, mjeku kryen mbledhjen e mostrës së gjakut nga kordoni umbilikal. Procesi është plotësisht pa dhimbje, i sigurt dhe i thjeshtë si për nënën, ashtu edhe për foshnjën.
Përpunimi i mostrës
Menjëherë pas lindjes, ne marrim setin nga personeli mjekësor në kohën më të shkurtër të mundshme dhe e dërgojmë me avion në laborator. Atje, qelizat staminale testohen në mënyrë të detajuar dhe përgatiten për krioprezervim nga mjekë dhe teknikë laboratorikë të trajnuar posaçërisht.
Ruajtja
Qelizat staminale të foshnjës suaj ngrihen në temperaturën -196°C. Në kriotankët tanë ato do të ruhen për 20, 30, 40 ose 50 vjet (në varësi të paketës që zgjidhni), në një bankë të qelizave staminale që monitorohet vazhdimisht.
Një dhuratë e çmuar për të ardhmen
Kur fëmija juaj të mbushë 18 vjeç, ai/ajo do të bëhet pronari i qelizave staminale, si edhe i sigurisë që ato ofrojnë. Në këtë mënyrë, fëmijës suaj i jepet mundësia të mbrojë jo vetëm veten, por edhe familjen e tij/saj të ardhshme. Dhe vërtet, a ka dhuratë më të mirë se kjo?