Si një nga shërbimet e saj, Bio Save ka krijuar programin falas për ruajtjen e qelizave staminale "E imja është e jotja".
Çdo fëmijë i sëmurë do të ketë mundësinë që, në momentin e lindjes së vëllait ose motrës, të marrë një dhuratë të çmuar që mund t'i shpëtojë jetën.
"E imja është e jotja" është një program familjar për ruajtjen e qelizave staminale, plotësisht i liruar nga çdo pagesë.
Ne u ofrojmë plotësisht falas familjeve mundësinë për të ruajtur qelizat staminale nga gjaku i kordonit umbilikal të foshnjës së tyre të porsalindur për një anëtar të familjes (vëlla ose motër), i cili është diagnostikuar me një sëmundje hematologjike potencialisht kërcënuese për jetën, e cila mund të trajtohet me qeliza staminale.
Si funksionon?
Që familjet të kualifikohen për programin "E imja është e jotja", fëmija duhet të ketë një diagnozë që aktualisht bën pjesë në grupin e sëmundjeve hematologjike që mund të trajtohen me qelizat staminale nga gjaku i kordonit umbilikal, të ekzistojë dëshmi për lidhjen e gjakut të shkallës së parë dhe të ketë një onkolog/hematolog që pajtohet se sëmundja mund të trajtohet me përdorimin e qelizave staminale.
Bio Save do të sigurojë kompletin për mbledhjen e gjakut, do ta përpunojë dhe do ta ruajë mostrën e gjakut të kordonit umbilikal të foshnjës së porsalindur deri në momentin kur ajo të nevojitet, pa i ngarkuar familjes asnjë kosto.
Bio Save mbulon të gjitha shpenzimet që materniteti ju faturon për procedurën e mbledhjes së mostrës së gjakut të kordonit umbilikal të foshnjës suaj të porsalindur, të gjitha shpenzimet e transportit të mostrës deri në laboratorin tonë, si edhe të gjitha shpenzimet e transportit të mostrës së qelizave staminale nga banka e qelizave staminale deri në spitalin ku do të kryhet transplantimi.